Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, ku janë përplsur dy automjete.
Të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur lehtë 3 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:45, në bypass_in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





