25-vjeçari që u gjend i pajetë mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës, nuk është identifikuar ende.
Ndërsa trupi është dërguar në morgun e qytetit nuk ka ende persona të afërt që të jenë interesuar pranë këtij institucioni.
Mësohet se trupi i pajetë u gjet brenda mjetit në orën 7.35 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë me pak qarkullim, pasi policia u njoftua nga kalimtarë rastësorë.
Ndërkohë në media kanë dalë edhe pamjet e mjetit ku u gjet trupi i pajete dhe bëhet fjalë për një Fiat Punto ngjyrë jeshile me targa TR 3784 R.





