Xhuljan Bullari është i riu që u gjet i pajetë brenda një automjeti në Vlorë.

Mësohet se 25 vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal. 

Bullari është arrestua në 2018 gjatë një operacioni ku ra në pranga edhe Mikel Hoxha nga Policia e Fierit duke transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas nga Siria.

Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.