Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e sotme në aksin rrugor Mamurras-Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”.

Për pasojë janë dëmtuar tre shtetas, të cilët janë dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rreikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Adriatikut”, janë përplasur 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.