Dy pushues janë mbytur paraditen e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Mësohet se pushuesit janë nga Maqedonia e Veriut.

Deti i trazuar e me dallgë duket se është bërë shkak për mbytjen e tyre, megjithëse zona e Spillesë vëzhgohet me vrojtues plazhi.