Pas ngjarjes tragjike në Spille ku u mbytën dy vetë, një tjetër person është mbytur në Velipojë këtë të diel.

“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H.H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më herët, dy pushues nga Maqedonia e Veriut humbën jetën të mbytur në det në zonën e Spillesë, Kavajë.