Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën e Marinzës në Fier. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë pasi janë mbytur. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.

“Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” – njofton policia.