Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, punonjës policia, si dhe shpalli në kërkim vëllan e tij, pasi janë konfliktuar fizikisht me një rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se i ndaluari ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Drilon Toska 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit Arbër Toska, 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.”,- njofton policia.