Një 43-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Përrenjas. Policia njofton se Zija Stojna duke drejtuar mjeti tip “Toyota“, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10 në fshatin Rrajcë Skënderbe, ku për pasojë ka mbetur e plagosur edhe bashkwshortja e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





