Një betoniere ka përfunduar ditën e sotme mbi trafikndarësen në zonën e Liqenit të Thatë, Tiranë.

Ende nuk dihen rrethatat e këtij aksidenti, teksa deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

Gjithashtu nuk është raportuar nga burimet as për dëme materiale. Bëhet e ditur se trafikndarësja është prishur duke bërë të mundur kalimin në rrugë të lirë të betonieres.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet për këtë ngjarje.