Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës ditën e sotme, pasi njëri prej tyre është kapur me armë zjarri me vete.
Arrestimi ka ndodhur në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Policia bën me dije së është arretuar shtetasi Fatmir Peposhi 48-vjeç si dhe Bledar Gjinishi, 47-vjeç, pasi kishte dijeni për armën por nuk ka treguar.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Peposhi, 48 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.





