Zbulohen detaje nga një aksion i RENEA-s, i cili po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit.

News 24 raporton se dhjetëra persona me precedentë penale janë shoqëruar, ndërkohë që është arrestuar Astrit Seferi.

Ai është autor i një plagosjeje të katërfishtë në Tiranë në vitin 2017. Mësohet se Seferi është ndaluar nga policia në Mamurras.

Sipas të njëjtave burime, RENEA ndodhet në terren në Durrës, Shkodër dhe Lezhë, por edhe në qytete të tjera.

Këto kontrolle vijnë një ditë pas atentatit në Lushnje, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me automatik drejt një lokali, ku u vra Bledar Muçaj dhe u plagosën 5 të tjerë.