Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e sigurisë 1 muaj paraburgim për Dardan Krivaqën, i cili akuzohet se dhunoi për vdekje 18-vjeçaren Marigona Osmani.

Sipas gjykatës, ky persona ka kryer veprën penale të vrasjes se rëndë me dashje.

Sipas Gjykatës, “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje dhe në mënyrë mizore për motive të dobëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë”.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Arbër Sejdiu gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes,  i cili  ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike.

“Me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka deklaruar gjykatësi, raportojnë mediat në Kosovë.