Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes disa personave në një lokal në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto” pranë zonës së “Selvisë” në kryeqytet.

Gjatë konfliktit me sende të forta, ka mbetur i plagosur një person.

Një person më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur nga të shtënat.

Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.