Bledar Selmanaj, 39-vjeçari i cili u arrestua nga policia e Vlorës për vrasjen e 25 vjeçarit Xhuljano Bullari në fshatin Babicë, në dëshminë e tij në komisariat ka mohuar krimin e bërë.
Selmanaj ka deklaruar në komisariat se nuk e ka kryer ai krimin, duke e mohuar kategorikisht se është autor i vrasjes.
Ai ka thënë se me viktimin njiheshin dhe kishin miqësi, por nuk ka pranuar në asnjë moment vrasjen. Madje ai ka mohuar faktin se arma apo veshjet e gjetura janë të tijat, duke thënë se është përfshirë gabimisht në këtë ngjarje.
Ndërkohë policia e Vlorës thotë se autori i ngjarjes është Selmanaj, pasi arma e zjarrit dhe rrobat e përdorura janë ato që kanë kapur dhe kamerat e rrugës.





