Një 65-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Kamëz.
Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale Q.H., 65-vjeç, i cili duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij dhe për pasojë ka ndërruaj jetë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes





