Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës.
Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, ku dyshohet se kanë humbur jetën pesë persona.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhin detaje të reja në vijim.





