Një 58-vjeçar është vrarë mbrëmjen e djeshme teksa po lëviste me makinë në Malësi të Madhe.

Mësohet se viktima është Sokol Çelajt i cili fillimisht mbeti i plagosur.

Ai u transportua drejt Spitalit të Shkodrës ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Reç rreth orës 22:50.

Policia ka krehur zonën dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50,  në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar  me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka  qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.