Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 19:00 grupin e vjetër dhe të ri parlamentar.

Mësohet se takimi do të zhvillohet për bilancin e qeverisjes së kaluar dhe objektivat për qeverinë e re.

Të pranishëm do të jenë deputetë dhe ministra mandati i të cilëve ka përfunduar, si dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ky takim vjen dy ditë pas fjalës përmbyllëse të mandatit të dytë, ku kryeministri Rama ka falënderuar të gjithë ministrat për punën e tyre ndërsa bëri me dije se qeveria e re do te shpallet javën e ardhshme.