Merr menjëherë rrugën zyrtare transferimi i Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez që konfirmoi largimin nga Juventusi, ishte drejt Man. City-t por në pak orë ndryshoi gjithçka duke u rikthyer zyrtarisht në shtëpinë e tij të parë të madhe, Man. United.

“Djajtë e kuq” ndërhynë menjëherë duke ia hequr ish-yllin e tyre rivalëve të Man. City ndërsa njoftuan edhe arritjen e marrëveshjes me Juventusin për kartonin e tij. 28 mln euro euro ishte kërkesa e Juventusit, e cila u plotësua ndërsa nuk vonoi as ajo mes lojtarit dhe Man. United.

Tashmë Ronaldo rikthehet pas 12 vjetësh për të veshur fanellën e Man. United me të cilët fitoi gjithçka, titull kampion, Champions League, FA Cup dhe çmimet individuale në Angli ku në 292 ndeshje arriti të shënonte 118 herë, shkruan Ora News.