Vëllai i Elton Debreshit është arrestuar si personi i dyshuar që i vendosi lëndë plasëse në makinën e minatorit dhe sindikalistit.

Një 29-vjeçar u vu në pranga pasi akuzohet se vendosi lëndë plasëse në automjetin e minatorit e sindikalistit Elton Debreshi, ngjarje e ndodhur rreth mesnatës së të Premtes.

Policia njoftoi këtë të shtunë se në pranga u vu vëllai i kandidatit për deputet.

“Alfred Debreshi, 29 vjeç, banues në Bulqizë, dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij Elton Debreshi”, njoftoi policia.

Ndaj 29-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.