Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Zezë të Krujës, ku një 21-vjecar ka plagosur me thikë babë e bir.
Mësohet se B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën të diitur se po punohet për kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.





