Një foshnje me një peshë jo të zakonshme ka ardhur në jetë në klinikën gjinekologjike të Kosovës, përmes një lindjeje jo të lehtë. Foshnja ka patur një peshë prej 6.5 kilogramësh ndërsa ekipi mjekesor e cilëson këtë rast unik për klinikën e tyre.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.
Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion. Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”
, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga Klinika Universitare e Kosovës.