55-vjeçari Mhill Gega, i cili aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës, ka tentuar vetëvrasjen në paraburgimin e Shenkollit.
Lajmi konfirmohet nga vetë familjarët të cilët thonë se Gega ka tentuar të presë damarët e dorës dhe është dërguar për mjekim në spital.
Mhill Gega është vënë nën akuzë për vrasje me dashje dhe ndaj tij Gjykata e Lezhës të shtunën ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.





