Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar në Rinas, pasi ka paraqitur si dokument udhëtimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.
I riu akuzohet për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”
NJOFTIMI I POLICISË:
Rinas/ Paraqiti si dokument udhëtimi një kartë identiteti të falsifikuar, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” i shtetasit Sh. B., 32 vjeç, pasi në hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.





