Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të artistit të madh Sherif Merdani.
Rama ka postuar foton e artistit në rrjetet sociale, teksa i jep lamtumirën Sherif Merdanit.
“Lamtumirë Sherif Merdani”, shkruan Rama krah fotos së postuar të një prej këngëtarëve më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare.






