Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:20 te kthesa e Rinasit, në Tiranë, ku një mjet me drejtuese M.Zh është përplasur me motorrin e policisë.

Për pasojë është ka mbetur i plagosur efektivi D.H, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.