Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e artistit të njohur Sherif Merdani, i cili u nda ditën e sotme nga jeta në moshën 81 vjeçare.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha thotë se zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.
“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.
I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe”, shkruan Basha





