Aktori Ed Asner është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmin e trishtë për vdekjen e aktorit, shtatë herë fitues të Emmy, u konfirmua nga familja e tij ditën e djeshme.
“Na vjen keq të themi se i dashuri ynë vdiq këtë mëngjes në mënyrë paqësore. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndiejmë. Me një puthje në kokë, natën e mirë baba. Ne të duam”, thuhej në deklaratë.
Ai filloi karrierën e tij në teatër. Në vitin 1960, mori rolin e tij të parë në Broadway përballë Jack Lemmon. Asner bëri debutimin e tij televiziv në 1957. Pushtoi ekranin me rolin e gazetarit Lou Grant në komedinë e suksesshme “The Mary Tyler Moore Show” dhe më pas në serialin dramë, i cili u bazua në personazhin e tij “Lou Grant”.
Në vitin 2009, u bë i njohur për një brez të ri publiku duke luajtur Carl Fredricksen në filmin e animuar “Up”. Asner pati më shumë se 300 paraqitje filmash dhe ishte mjaft në vitet ’70 dhe ’80.
Kohët e fundit, ai mori pjesë në seritë “Cobra Kai”, ku luajti Johnny Lawrence, Sid Weinberg, “Grace and Frankie” dhe “Dead To Me”.





