OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme me 31 gusht, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbjatjen e kabinave.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, OSHEE njofton se energjia do të stakohet në këto zona: pjesërisht rruga “Tefta Tashko” pranë Pazarit të Ri, rruga “Qemal Stafa” (1 pallat 12 Katesh).

Njoftim për abonentët Tiranë:

Stakim, 31 gusht

Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 31 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht pa enenergji: rruga “Tefta Tashko” pranë Pazarit të Ri, rruga “Qemal Stafa” (1 pallat 12 Katesh)