Policia ka mundur të zbulojë planin e dy vëllezërve Elton dhe Alfred Debreshi, për të përfituar azil në Gjermani. Elton Debreshi njoftoi policinë se dikush i kishte vendosur tritol në makinë, mirëpo policia zbuloi se autori ishte i vëllai. Menjëherë u bë arrestimi i Alfred Debreshit, si autor të vendosjes së tritolit në mjetin e të vëllait.

Mirëpo të dy vëllezërit kanë dhënë versione të ndryshme në polici. Elton Debreshi ka deklaruar se nuk kishte dyshime për persona konkretë, autorë të ngjarjes, pasi nuk kishte asnjë fakt për të akuzuar ndonjë person por sipas tij, arsyet e kësaj ngjarje mund të ishin një formë presioni që ai të mos denonconte më problematikat në miniera apo njerëzit që preken nga këto denoncime. Alfred Debreshi ka deklaruar se ditën e diel kishte në plan që të lëvizte në drejtim të Gjermanisë me shokët e tij, Albert Alla dhe Selim Shehu, ku sipas tij e kishin menduar që të niseshin me autobus dhe të qëndronin tek Ervin Deda, i cili jetonte në Gjermani.

Nisur nga fakti se në thëniet dhe deklarimet e shtetasit Alfred Debreshi, ka patur mospërputhje ndërmjet tyre, lidhur me marrjen dijeni mbi ngjarjen.

Ishin përgjimet ato që zbuluan planin e dy vëllezërve. Alfred Debreshi i cili tashmë ndodhet në burg i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më burg o plak”, “na q… nënën mor burr”.