Hëna tek Binjakët sjell përgjithësisht një kohë të mirë për secilën shenjë. Ama 3 prej atyre 12 të zodiakut do ta nisin më mbarë se të tjerat. Cilat janë ato?

Dashi

Do përjetoni disa tranzicione, por që do të jenë pozitive. Do të bëni lëvizjet e duhura, në kohën e duhur. Këtë javë mund të jeni në shënjestër. Kujdes, sepse jo gjithmonë mendoni para se të flisni. Do të shihni se sa i mrekullueshëm mund të jeni thjesht duke qenë të sinqertë dhe autentikë. Nuk do të ketë nevojë për t`u sforcuar këtë javë. Do të habiteni me atë që mund të arrini.

Binjakët

Pjesë e asaj që e bën javën tuaj kaq të veçantë është tranziti i njohur si Mërkuri në Peshore. Do kuptoni se shumë nga ëndrrat tuaja nuk i keni parë në këndvështrimin e duhur deri më tani. Do të keni një pikëpamje alternative mbi shpresat dhe dëshirat tuaja. Mund të kaloni nga ëndërrimtari i trishtuar në njeriun që shpreson. Në fund fituesi do jeni ju. Kjo do jetë për ju një javë pushimi dhe në fund të fundit e meritoni.

Bricjapi

Do keni sukses në punët tuaja. Do jeni të aftë të përballeni me pengesat, pasi jeni profesionist i përkryer, por edhe sepse këtë javë do keni avantazh ndaj pengesave. Java juaj do të jetë e mbarë, sepse do të keni mundësinë t`i arrini gjërat lehtë. Vetëm imagjinojeni pak: Një javë ku gjithçka ecën sipas planit. Perfekte, njësoj si të ishte parajsë.