Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Debreshin, pasi dyshohet se ka vendosur tritol në makinën e vëllait të tij Elton Debreshi, minator dhe ish-kandidat për deputet.

29-vjeçari Alfred Debreshi u arrestua tri ditë më parë, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, ku automjetit tip ”Benz” të Elton Debreshit iu vendos një sasi e vogël tritoli, që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Prokuroria e Dibrës dyshon se atentati me tritol është sajuar nga Debreshi në bashkëpunim me vëllanë e tij me qëllim përfitimin e azilit në Gjermani.