Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin këtë të hënë dominim të kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës.

Por sipas MeteoAlb, në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore, duke e lënë bregdetin me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.