Një 69-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur fidanë kanabisi.
Në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 69 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.





