Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar herët në mëngjes në Suk 1 të Roskovecit, ku një 48-vjeçar i dhe fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Personi që i ka dhënë fund jetës është Florjan Cjapi.
Dyshohet se 48-vjeçari i ka dhënë fund jetës pasi ishte në kushte të vështira ekonimike.
Fqinjët e të ndjerit janë shprehur se ai kishte borxhe dhe duhet të lante një kredi, çfarë i kishte shkaktuar edhe depresion së fundmi.
I ndjeri e kishte marrë kredinë për serat që kishte bërë, por që prodhimi këtë vit ishte shumë i dobët, çfarë e ka bërë të pamundur shlyerjen e borxhit.
Cjapi me bashkëshorten kanë jetuar prej vitesh në Itali, por që së fundmi ishin kthyer.





