Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Meta ka shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën që Britania e Madhe i ka dhënë vazhdimisht vendin tonë.
Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksoi domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare.
Duke i konsideruar një urë lidhëse midis dy vendeve tona, Kreu i Shtetit e falenderoi Ambasadorin King-Smith në emër të të gjithë shqiptarëve, që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, për mundësitë që u janë krijuar për t’u mirëintegruar.
Presidenti Meta i uroi Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar shumë suksese në misionin e tij diplomatik në vendin tonë dhe e siguroi për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.





