Rreth 200 shtetas afganë, të cilët ishin akomoduar përkohësisht në godinat e Qytetit Studenti, i kanë lënë këtë pasdite keto te fundit dhe po zhvendosën në njësitë hoteliere në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Këta persona pasi kanë kryer të gjitha procedurat ligjore, regjistrimin dhe marrjen e asistencës, do të vijojnë në qëndrojnë në Shëngjin.

Besohet se kjo lëvizje do të funksionojë edhe për shtetasit e tjerë. Shoqërimi i tyre është bërë nga forca të shumta të policisë.