Një aksident është regjistruar në zonën e Bathores. Policia njofton se mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka përplasur me makinë një 5-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë nr. 5, për veprime të mëtejshme. Ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





