Paraditen e së hënës do të zhvillohet mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak Durrës, një nga pikat e rendit të ditës të së cilës është lista e 10-të e familjeve përfituese të grantit të dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“DurrësLajm” po publikon më poshtë listën me 1896 persona përfitues të tij. Nga burime zyrtare të bashkisë mësojmë se as lista e 10-të nuk është përfundimtarja, pasi në ditët në vijim pritet të kalojë një tjetër listë, sepse verifikimi i mijëra familjeve që aplikuan në muajin dhjetor, nuk ka përfunduar ende.
Më 4 shkurt, Këshilli Bashkiak miratoi listën e 9-të me 806 emra përfituesish të grantit. Me listën që pritet të miratohet ditën e nesërme, shkon në 2702 numri i përfituesve të grantit të dëmshpërblimit, ndërkohë që në dhjetor aplikuan më shumë se 6000 familje që pritet përfitojnë grantin për dëmet DS1-DS3 që kanë nëpër banesa.





