Reperi i famshëm grek, Mad Clip ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë.
Ai po drejtonte makinën tip Porsche kur nuk arriti të kontrollonte shpejtësinë, devijoi nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Përplasja ishte aq e rëndë sa u deshën dy orë që viktima të nxirrej jashtë automjetit, i cili ishte shkatërruar plotësisht.
Reperi Mad Clip, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.






