Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Kuvendi do të drejtohet nga një grua.
Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re Kuvendit të Shqipërisë, post të cilin më herët e mbante Gramoz Ruçi.
“Shembull i padyshimtë në krye të çdo detyre, një shoqe e mirë dhe një politikane karriere, që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët”, tha Rama.





