Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në mandatin e qeverisë “Rama 3”.
Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediat, Nikolla thotë se do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.
Më tej ajo shtoi se është e mbushur me përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës.
“Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time”,- tha Nikolla.





