Gjendet i vdekur në një banesë një i moshuar nga Durrësi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Dyshohet se Bajram Cani kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Ai banonte në katin e 10-të të një pallati në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Durrësit.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.