Ditën e sotme është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste, ku ndër të tjera është mbajtur dhe votimi për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së PS-së.
Deri tani, Asambleja ka zgjedhur gjashtë gratë që do të jenë anëtare të Kryesisë, ato janë: Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Mimi Kodheli.
Votimi për 12 kanditatët burra është në vijimësi, por sipas raportimeve, ish-ministri kritik i Ramës, Ditmir Bushati, rezulton të jetë ndër më të votuarit.





