Ka përfunduar gara për 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, që u mbajt ditën e sotme gjatë Asamblesë së PS-së.
Në garë ishin gjithsej 20 kandidatë, 10 burra dhe 10 gra, të cilët luftonin për 12 vendet e Kryesisë, 6 burra dhe 6 gra.
Nga burrat janë zgjedhur: Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Erion Brace, Ilir Beqja, Arben Pellumbi dhe Aramando Subashi.
Ndërsa nga gratë janë: Ogerta Manastirliu, Olta Xhacka, Bleinda Balluku, Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Mimi Kodheli.
Ata që nuk ja dolën dot nga radhët e grave të fitonin një vend në Kryesi janë: Milva Ekonomi, Elmira Gjembulla, Klotilda Ferhati dhe Ermonela Fela.
Nga burrat që ishin në garë dhe nuk fituan janë: Eduard Shalsi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo.





