31,590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në total në Shqipëri kanë mbërritur 1 milion e 950 mijë vaksina kundër COVID-19. Ministrja Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.