Sezoni i pestë i shumëpritur i “Money Heist”, i njohur gjithashtu si “La Casa De Papel”, është publikuar në Netflix.
Sezoni i fundit përbëhet nga dy vëllime, i pari me pesë episode u publikua të premten.
Por adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, ka shkruar Netflix.
Seriali i suksesshëm spanjoll ka qenë një fenomen kur u shfaq premierë në 2017.
“La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë.
Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.





