Është ndarë nga jeta Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula. Mësohet se Sula ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të profesorit të njohur e ka bërë me dije kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.

“Prehu ne Paqe,

Artur Sula

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme,e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege,me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve,nese studente apo profesore,nese drejtues apo dekan,ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja,apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit” shkruan Kreshnik Çollaku.

Ndërsa ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shpreh trishtim për ndarjen e tij nga jeta në një moshë kaq të re.

“Mba dorën o zot..! Shumë i ri për ta humbur familja, shumë energjik për t’ia hequr jetës, shumë ambicioz për të ikur nga drejtimi i Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, shume bujar për ta ndarë nga shokët e kolegët, shume e padrejtë mbyllja këtu e rrugëtimit premtues të dekanit të Gjuheve të Huaja Artur Sula. Lamtumirë Shok i dashur!”, shkruan Kumbaro.