Ka ndërruar jetë 25-vjeçarja, e cila u rrëzua aksidentalisht ditën e sotme nga një anije turistike e ankoruar në portin e Vlorës.
Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila bënë me dije ndër të tjera se 25-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.
Më herët policia ka njoftuar se e reja ka qenë e dehur në momentin kur është rrëzuar nga anija turistike.
Ndërkohë është arrestuar një punonjës i anijes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem.“- njofton policia





